Prodhimi

Procesi jone i prodhimit te pelletit eshte standartizuar me kalimin e kohes

Procesi i prodhimit


Lenda e pare qe ne perdorim eshte dru ahu

Malli vjen nga pika te regjistruara dhe te kontrolluara nga Ministria e Mjedisit kryesisht nga pyjet e Elbasan-Librazhd, Puke, Mirdite,por me miratimin e moratoriumit te pyjeve nje pjese e mire e kesaj lende vjen nga firma importuese.

Lenda e pare transportohet me mjetet e firmes sone, te cilet bejne grumbullimin e saj prane fabrikes ne Maminas.

Fabrika eshte e shtrire ne njesiperfaqje rreth 1000 m2 kapanon+zyra, si dhe ka nje siperfaqje rreth 2500 m2 e cila perdoret per grumbullimin e drurit dhe qellime te tjera te ndermarrjes. Lenda e pare pasi kontrollohet sasia dhe cilesia nga tekniket fillon procesin e saj te perpunimit.

Fazat e prodhimitt


Prodhimi i nje ton pelleti (lageshtia 7 - 10%) kerkon sasite e meposhtme te lendes se pare:

rreth 7 m3 sasi lende te pare (permbajtja e lageshtise 50 - 55%), ose rreth 10 m3 sasi lende te pare (permbajtja e lageshtise 10 - 15%).

Fazat e prodhimit te pelletit jane:

¾ tharjen e mundshme te lendes se pare

¾ bluarjen

¾ pelletizimin

¾ ftohjen

¾ shoshitjen

¾ paketim/magazinim

Fazat


Procesi i tharjes kryhet ne nje thares ne forme tamburi. Tharja nuk eshte e nevojshrne, nese lenda e pare perbehet nga ashkla apo tallash i thate. Sidoqofte, nese eshte perdorur tallash i laqesht ai duhet te thahet perpara bluarjes. Zakonisht per bluarje perdoret nje cekic bluares, kur per prodhimin e pelletit eshte perdorur lende e pare homogjene. Ne bluarje, lenda e pare bluhet ne madhesine e nje kokrre te barabarte te pakten me diametrin e pelletit (6 - 12 mm).

Sidoqofte, pluhuri i bluar nuk duhet te jete shume i imet, per aq sa nuk ka me fibra qe pjeserisht lidhin pelletin. Bluarja dhe tharja e lendes se pare mund te kombinohen, nese kerkohet tharja. Ne nje bluares-thares, bluaresi ndryshon madhesine e grimcave te tallashit, qe eshte thare. Bluarja e ben procesin e tharjes shume me te lehte. Grimcat jane te madhesive te barabarta dhe kane pothuaj te njejten permbajtje laqeshtie. Per aq sa permbajtia e laqeshtise e te qjithe grimcave eshte homogjene, pelleti eshte me i qendrueshem. Me shpesh per tharjen perdoret nje gjenerator gazi te ngrohte. Djeqesi i tij djeg tepricat e tallashit dhe pluhurit nga procesi i prodhimit. Gazi permban kryesisht dioksid karboni, uje dhe azot.

Pelleti kompresohet ne shtypesa te sheshte ose shtypesa unazore te montuara vertikalisht. Normalisht ne kompresimin e pelletit te drurit nuk perdoren additive, por pelleti lidhet nga kohezioni i siperfaqeve te brendeshme, nga pjeset fibroze te grimcave, dhe kryesisht nga adezioni i shkaktuar nga "linjin-a" qe eshte zbutur nga nxehtesia e larte qe clirohet gjate kompresimit. Temperatura e materialit te drurit te bluar rritet ne kompresorin e pelletit dhe materiali lidhes natyral, "Iinjin-a", shkrin dhe lidh pelletin gjate ftohjes. Prandaj, pelleti nuk e fiton forcen deri sa te ftohet. Shtypesi gjithmone zgjidhet rast pas rasti, zgjedhje qe varet nga karakteristikat e kualitetit (fortesia, laqeshtia, perberja) te lendes se pare qe do te kompresohet..

Ftohja eshte nje faze shume e rendesishme e procesit. Pas kompresimit temperatura e pelletit eshte e larte, zakonisht rreth 90°C. Laqeshtia e 9liruar ne fazen e kompresimit eshte larguar me nxehtesi nga produkti. Ftohja stabilizon pelletin dhe forcon "liniin-en" e shkrire ne siperfaqen e tij, dhe prandaj forma e pelletit mbetet e pandryshuar. .

Ne shoshitje, pluhuri i lendes se pare i perzier me pelletin ve9ohet dhe rikthehet mbrapsht serish ne procesin e pelletizimit. Shoshitja zakonisht kryhet me nje shoshe vibruese per te siguruar nje produkt homogjen qe nuk shkakton problem ne konvejeret dhe pajisjet djegese.

Ne perfundim, pelleti transportohet ne dhomen e magazinimit ose paketohet ne thase te vegjel ose te rnedhenj per t'u transportuar direkt te konsumatoret. Mund te magazinohet ne sasira te medha ne ambiente te posacme ose ne silos, te brendshem dhe te jashtem, te madhesive te ndryshme ne varesi te nevojave.

Kapaciteti i prodhimit

Fabrika ka nje kapacitet prodhimi prej 8000 ton produkt te gatshem ne muaj, me nje numer punonjesish 7 - 10 persona dhe punohet 16 ore ne dite (me dy tume).

Ambalazhimi

Pelleti ambalazhohet ne thase 15 kg, 25 kg deri ne 1000 kg, me vellim minimal dhe qe lehtesojne transportin, nuk ndot dhe nuk ben pluhur kur perdoret.