Eco Energy System

Procesi jonë i prodhimit të pelletit është standartizuar me kalimin e kohës

Lënda e parë që ne përdorim është dru ahu, malli vjen nga pika të regjistruara dhe të kontrolluara nga Ministria e Mjedisit kryesisht nga pyjet e Elbasan-Librazhd, Pukë, Mirditë, por me miratimin e moratoriumit të pyjeve një pjesë e mirë e kësaj lënde vjen nga firma importuese. Lënda e parë transportohet me mjetet e firmës sonë, të cilët bëjnë grumbullimin e saj pranë fabrikës në Maminas. Fabrika është e shtrirë në një sipërfaqje rreth 1000 m2 kapanon+zyra, si dhe ka një sipërfaqje rreth 2500 m2 e cila përdoret për grumbullimin e drurit dhe qëllime të tjera të ndërmarrjes. Lënda e parë pasi kontrollohet sasia dhe cilësia nga teknikët fillon procesin e saj të përpunimit.